Publikohet fotografia e mbretit te Arabise Saudite, Mohammed bin Salman, me Jeffrey Epstein
Një fotografi e Jeffrey Epstein me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), është bërë publike në dosjen e fundit të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Në imazh, Epstein dhe MBS shihen duke buzëqeshur, pa u dhënë detaje për vendin, kohën apo rrethanat në të cilat është realizuar fotografia.
Autoritetet theksojnë se përmendja apo shfaqja në dosjet e Epstein nuk nënkupton automatikisht ndonjë shkelje ligjore.
Publikimi i fotografisë vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, pasi Princi William ka nisur një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku pritet të takohet me MBS, ndërsa çështja Epstein vazhdon të tërheqë vëmendje ndërkombëtare.




