Publikohet kënga që do të na përfaqësojë në Eurovision (Video)
Këngëtarja kosovare, Lindita Halimi ka publikuar videon e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision2017. Që kur fitoi Festivalin e Këngës, u bë me dije se kënga ‘Bota’ do të përkthehet në anglisht.
Versioni i ri është publikuar në faqen zyrtare të Eurovision me titullin ‘World’ ku Lindita duket mahnitëse me format e saj trupore dhe me zërin brilant. Këtë vit, festivali do të mbahet në Kiev të Ukrainës, më 13 maj.
/oranews.tv/



