Publikohet lista finale e Serbisë për ndeshjen me Shqipërinë
Selektori i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, të premten ka publikuar listën finale të lojtarëve për ndeshjet me Shqipërinë dhe Andorrën.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet më 7 qershor në Tiranë.
Në listën finale nuk janë përfshirë emrat e futbollistëve si Ivan Iliq, Mirko Topiq, Petar Staniq dhe Milutin Vidosavleviq, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Kapiteni Aleksandar Mitroviq e udhëheqë Serbinë, ndërsa emra tjerë të njohur janë Dushan Vlahoqi, Sasha Lukiq, Nikola Milenkoviq, Lazar Samargjiq dhe Luka Joviq. Lojtarët e Serbisë grumbullohen të hënën./Periskopi/



