PUMA nis hetimin për fanellat e Zvicrës

PUMA nis hetimin për fanellat e Zvicrës

Prodhuesi i fanellave të futbollit Puma është duke hetuar se pse nj natë më parë ato të futbollistëve të Zvicrës, shqyheshin aq lehtë.

Në ndeshjen kundër Francës ku Zvicra  barazoi 0:0, ka pasur tre raste kur futbollistët zviceran është dashur të ndërrojnë fanellat.

“Është hera e parë që shohim se si fanellat që ne prodhojmë shqyheshin aq lehtë.”

Janë pesë kombëtare që në Euro 2016 kanë fanellat të kësaj firme, e të cilat nuk kanë pasur probleme të tilla.

“Stafi që merret me prodhimin e tyre është duke u marrë me materialin. Së shpejti do të dimë shkaqet se pse ka ndodhur kjo dhe do t’i bëjmë publike”, ka thënë Katja Schreiber nga Puma, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: