Punë e kryer, Eden Hazard është i Real Madridit
Eden Hazard pritet që ta vazhdojë karrierën te Real Madridi
Ylli belg ditë më parë kishte dhënë shenja që dëshiron të largohet nga Chelsea për të kaluar te Real Madridi, transmeton Periskopi.
Sipas “Le10Sport”, Los Blancos do të derdhin në arkat e klubit anglez 190 milionë euro për shërbimet e 27 vjeçarit belg, i cili ditë më parë publikisht tha; “Nëse Chelsea më lejon, dua të largohem – ju e dini ku preferoj të shkoj”.
Përveç Hazardit, klubi mbretëror po kërkon edhe portierin e Chelseat, Thibaut Courtois për të cilin do të paguajë vetëm 35 milionë euro. /Periskopi/



