Punë e kryer: Juventusi humb një nga talentët më premtues – i bashkohet Premier Leagues

Punë e kryer: Juventusi humb një nga talentët më premtues – i bashkohet Premier Leagues

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean do t’i bashkohet Evertonit për 30 milionë euro plus bonuest, derisa potencohet se do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në 48 orët e ardhshme.

Agjenti, Mino Raiola ka thënë për disa gazeta italiane se marrëveshja është punë e kryer, transmeton Periskopi.

Siç raportohet, 19-vjeçari do të përfitojë 3 milionë euro në sezon tek Evertoni dhe tashmë është larguar nga kampi stërvitor i Juves në Torino me valixhe.

Çështja më e diskutuar ka qenë insistenca e Juves për të përfshirë një klauzolë ‘blej-prapë’ në kontratën e lojtarit, por është ende e paqartë nëse është arritur marrëveshje në këtë aspekt.

Ka shumë gjasa të jetë arritur marrëveshje verbale që i jep biankonerëve të drejtën për ofertën e parë, vetëm nëse Evertoni vendos ta shesë atë në të ardhmen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: