Punëtorët e larguar të KEDS-it paralajmërojnë protesta dhe grevë

Punëtorët e larguar të KEDS-it paralajmërojnë protesta dhe grevë

Punëtorët e KEDS-it mund të ngritën në protesta dhe të hyjnë në grevë nga dita e hënë, nëse KEDS-i nuk do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre për kthimin e punëtorëve të larguar, në vendet e tyre të punës.

Kështu ka paralajmëruar Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, e cila ka kritikuar KEDS-in dhe Qeverinë e Kosovës për papërgjegjshmëri ndaj punëtorëve të larguar nga puna, raporton KTV.

Drejtuesit e sindikatës kanë thënë se KEDS-i po u bën presion punëtorëve të mos flasin për arsyet e reduktimeve të rrymës kohëve të fundit. Ndërkohë që punëtorët e larguar nga puna në muajt e fundit, kanë thënë se do të vazhdojnë të përballen me KEDS-in në gjyq, sidomos pasi që Inspeksioni Shtetëror i Kosovës, u ka dhënë të drejtë atyre në shkallën e parë dhe të dytë, duke kërkuar nga KEDS-i kthimin e tyre në punë.

Shpërndaje në: