Punëtorët e PTK-së i kërkojnë kryeprokurorit të pezullojë vendimin e Arbitrazhit
FSP-PTK, ua përkujton se para lidhjes së kësaj kontrate në janarit të vitit 2009, sindikata dhe punonjësit e PTK-së, kanë qenë kundër saj duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante se pasuria publike e PTK-së, po tjetërsohet nga interesat e klaneve të lidhura me kompaninë Devolli Grup.
Me ketë rast ne kishim bërë edhe një peticion të nënshkruar nga të gjithë punonjësit e PTK-së, ku janë paralajmëruar për mos ta nënshkruar ketë kontratë Bordi dhe Menaxhmenti i atëhershëm i PTK-se.
Institucionet që janë paralajmëruar atëherë kanë qenë Kuvendi dhe Qeveria që të reagojnë në parandalimin e nënshkrimi të kësaj kontrate të dëmshme për PTK-në dhe Kosovën. Kjo kontrate është e favorshme vetëm për klanet mafioze te cilat nga ajo kontratë presin përfitime.
FSP-PTK, kërkon nga instuticionet e drejtësisë që edhe një herë ta rishqyrtoi ketë kontratë me pasoja të rënda jo vetëm për Telekomin e Kosovës por për të gjithë ekonomin e Kosovës sepse ka bazë dhe prova të mjaftueshme që kjo kontratë përmban dispozita që e favorizon Z- Mobile dhe Devolli grupin.
FSP-PTK, kërkon nga Prokuroria e shtetit konkretisht nga Kryeprokur z. Aleksandër Lumëzi që të përdor autoritetin e vet dhe të bej pezullimin e këtij vendimi pasi qe ekzekutimi i këtij vendimi shkakton dem të madh të pasurisë publike dhe interesat publik. Ky ekzekutim i këtij vendimi mund të sjellë dhe prishjen e rendit publik të paraparë me Ligjin për Arbitrazh dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
FSP-PTK, edhe një herë kërkon hetim të detajuar nga prokuroria e Shtetit të kësaj kontrate,si dhe vendimeve të ARKEP dhe kryesuesit te atëhershëm z. Ekrem Hoxha.
Po ashtu kërkon nga Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti i TK-së ta shkëpus menjëherë Kontratën ne fjale me Z-Mobil(Devolli Group)
FSP-PTK, kërkon nga Devolli Grup që të heq dorë nga plaçkitja dhe rrënimi i një Ndërmarrje Publike dhe Strategjike për Shtetin e Kosovës.
Nëse Devolli Grup, nuk heq dore nga zbatimi i vendimit të Arbitrazhi dhe Qeveria e Kosovës si aksionar nuk merr veprime për parandalimin e këtij vendimit, ne si FSP-PTK, jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale dhe të tjera në mbrojte të aseteve të TK-së, të cilat me mundin dhe djersën e këtyre punonjësve janë ndërtuar.



