Puthje të ‘zjarrta’ e momente të shumta intime në klipin e këngës së re të Rita Orës (Video)
Ajo famën e saj e arriti në arenën ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Rita Ora, sukseset e të cilës nuk kanë të ndalur.
Ndonëse nuk është hera e parë që ajo sjell bashkëpunim me yje të njohura, Rita pak më parë ka publikuar edhe spotin e projektit të saj më të ri.
“Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita e publikuar ditë më parë në bashkëpunim me DJ e njohur Avicii.
Tani që kjo këngë është realizuar edhe me videoklip, padyshim se do të pëlqehet shumë nga fansat e saj.
Ndryshe “Your Song”, është projekti i fundit nga Rita e publikuar pak muaj më parë.



