Putin alarmohet nga akuzat e Britanisë mbi helmimin e shpiunit të dyfishtë

Putin alarmohet nga akuzat e Britanisë mbi helmimin e shpiunit të dyfishtë

Në paraqitjen e tij të parë publike rreth helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se është “shumë i shqetësuar” nga “provokimet destruktive” të Mbretërisë së Bashkuar, thuhet sipas zëdhënësit të Kremlinit.

Një takim i detajuar i krizës aktuale rreth marrëdhënieve ruso-britanike u mbajt kur Putin u takua me zyrtarë të lartë të qeverisë ruse, të shërbimeve ushtarake dhe të sigurisë, tha sekretari i shtypit të presidencës Dmitri Peskov, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

“Shqetësimi ekstrem u shpreh në lidhje me qëndrimin destruktiv dhe provokues të marrë nga pala britanike,” shtoi zëdhënësi.

Ishte reagimi i parë publik i Putinit që kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi hapa kundër Moskës të mërkurën.

Rusia akuzohet për përdorimin e armëve kimike në tokën e Britanisë, kishte deklaruar kryeministrja e Britanisë Theresa May duke i larguar 23 diplomatë rusë.

May shkoj aq larg sa i dha Rusisë një ultimatum, duke i kërkuar një shpjegim për atë që i kishte ndodhur Skripalit./Periskopi/

Shpërndaje në: