Putin ia dha Trumpit një top futbolli që mund të ketë një çip transmetues brenda (Foto)
Presidenti rus Vladimir Putin i dha Presidentit Donald Trump një top futbolli gjatë një konference shtypi javën e kaluar në Helsinki – dhe topi mund të ketë përfshirë një çip transmetues.
Imazhet e topit që Putini i dha Trumpit tregojnë se logo ka një çip të përfshirë brenda.
Faqja e Adidasit shpjegon se teknologjia u jep përdoruesve akses në “funksione të ndryshme”, duke përfshirë “informacionin ekskluziv për produktin, përmbajtjen, garat dhe sfidat speciale”, transmeton Periskopi.
Shërbimi Sekret i SHBA-së tha në një deklaratë: “Të gjitha dhuratat që i janë dhënë Presidentit janë subjekt i një shqyrtimi të plotë të sigurisë. Shërbimi Sekret nuk komenton në mënyrë specifike dhe as në përgjithësi rreth mjeteve dhe metodave të përgjegjësive tona mbrojtëse”.
Nuk është e qartë nëse topi që Putin i dha Trump përmbante pajisjen e reklamuar – dhe nëse e bën këtë, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht paraqet një rrezik sigurie.
Shtëpia e Bardhë akoma nuk ka reaguar sa i përket këtij topi.
Sipas faqes së Adidasit, teknologjia punon duke bashkëvepruar me smartfonë ose tableta të aktivizuara me “Near Field Communication”, të cilën kompania e përshkruan si “teknologji dixhitale që lejon dy pajisje të shkëmbejnë të dhëna ose të shkaktojnë veprime të caktuara kur janë të lidhur fizikisht me njëri-tjetrin”. /Periskopi/



