Putin ndryshon ligjin, i jep Rusisë të drejtën për të “injoruar” vendimet e gjykatave ndërkombëtare
Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që i jep Rusisë të drejtën të injorojë vendimet e gjykatave të huaja dhe të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në çështjet penale.
Legjislacioni vjen ndërsa Ukraina dhe Evropa kërkojnë të ndëshkojnë Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.
Ky veprim është një përgjigje ndaj disa nismave për të ndjekur penalisht zyrtarët dhe oficerët ushtarakë rusë për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, për të cilat Moska mohon se forcat e saj janë fajtore.
Ukraina dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ nënshkruan një marrëveshje në qershor që përcakton kushtet për krijimin e një gjykate të posaçme penale. Evropa këtë muaj ngriti Komisionin Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën në një përpjekje për të siguruar që Kievi të kompensohet me qindra miliarda dollarë për dëmet e pësuara nga sulmet ruse dhe krimet e dyshuara të luftës.
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar gjithashtu urdhër-arreste për Putinin dhe shtatë rusë të tjerë, të cilët i akuzon për transportimin ilegal të qindra fëmijëve nga Ukraina.
Kremlini, i cili e quan veprimiet si skandaloze dhe se janë pretendime të rreme. Sipas tij Moska veproi me qëllimin e vetëm për të larguar fëmijët nga zona e luftës për sigurinë e tyre.
Sipas ndryshimeve në ligjin rus të mbështetura nga Putini, Moska zyrtarisht do të ketë të drejtën sipas ligjit të saj të injorojë vendimet në çështjet penale të lëshuara nga gjykatat e huaja në emër të qeverive të huaja pa pjesëmarrjen e Rusisë.
Vendimet e lëshuara nga organet ligjore ndërkombëtare, autoriteti i të cilave nuk bazohet në një marrëveshje ndërkombëtare me Rusinë ose në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjithashtu mund të injorohen sipas ndryshimeve./Periskopi/



