Pyetja e gazetarit nga Kosova e ‘shkriu’ së qeshuri Shevchenkon (Video)

Pyetja e gazetarit nga Kosova e ‘shkriu’ së qeshuri Shevchenkon (Video)
Andriy Shevchenko e mori me buzëqeshje pyetjen e një gazetari nga Kosova.

Ukraina fitoi 2:0 në Shkodër,dhe disponimi i ish-legjendës së Milanit ishte jashtëzakonisht i mirë.

Pas pyetjeve të gazetarëve ukrainas, zëdhënësi i Federatës së Ukrainës tha se radha është që kosovarët të bëjnë pyetje.

Njëri nga ta ngriti dorën dhe e pyeti Shevchenkon. “Pyetja ime ëshë shumë e thjeshtë. Pas konferencës, a mund të bëjmë një foto së bashku”, pyeti gazetari nga Kosova, shkruan “GazetaOlle.com”.

Përgjigjja e Shevës ishte pozitive. “Natyrisht sa të duash”, tha ai duke qeshur.

Por, ndërhyrja e zëdhënësit të Federatës prishi atmosferën. “Ju lutem të jeni më serioz në pyetjet tuaja”, ndërhyri ai. Shevchenko u tregua sërish gjentëllmen duke ia kthyer sërish gazetarit. “Mos u brengos, e kemi zëdhënësin shumë serioz”.

Sigurisht se pyetjet tjera ishin më serioze duke e pyetur për cilësitë e Kosovës, për çka ai tha se Kosova në shumë ndeshje ka merituar të paktën barazimin.

Pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Shevchenkon mund ta gjeni në videon e mëposhtme, minuta 6:33. 

Shpërndaje në: