Pyetja e gazetarit që bëri Mourinhon ta lë konferencën (Video)
Jose Mourinhos nuk i pëlqeu një pyetje e gazetarit, pas ndeshjes së fundit të Manchester United.
Skuadra e Jose Mourinhos lëshoi tri pikët krejt në fund ndaj Leicesterit, kur vendasit arritën të barazonin në 2:2 në minutat shtesë.
Tekniku portugez, nuk ishte aspak i kënaqur pas ndeshjes, duke i quajtur ‘fëmijë’ disa prej futbollistëve të tij.
Ai nga një gazetar u pyet edhe për Paul Pogban dhe se a do të jetë ai kapiteni afatgjatë i ‘Djajve të Kuq’.
“A mendoni se jam i shqetësuar për këtë tani, në këtë moment? A keni pyetje tjera për ndeshjen?”, ishte pyetja e Mourinhos, para se ta lëshonte konferencën.



