Pyetjet që bëjnë të huajt për Kosovën do t’iu lënë pa mend: A është Kosova në Rusi?

Pyetjet që bëjnë të huajt për Kosovën do t’iu lënë pa mend: A është Kosova në Rusi?

Kosova është vendi i vetëm i izoluar në Evropë me regjim të vizave. Po ashtu, mediat ndërkombëtare e kishin në fokusin e tyre gjatë vitit 1999 pas masakrave të bëra nga forcat serbe dhe më pas bombardimet e NATO-s. E megjithatë, shumë njerëz të huaj nuk ia kanë idenë as se çka është Kosova. 

Më poshtë i keni të radhitura pyetjet që bëjnë të huajt për vendin, e që tregojnë shumë për naivitetin dhe paditurinë e tyre në raport me vendin tonë.

“A është Kosova shtet?” është pyetja e parë e bërë në Google. Një tjetër thotë “A është Kosova në OKB” duke e shpërfillur totalisht përpjekjen e madhe të vendit tonë për t’u bërë pjesë e kësaj oranizate, shkruan Periskopi.

Një tjetër është edhe më ‘flladitëse’ ku pyetet se a është Kosova pjesë e BE-së. Pastaj, ka edhe të tillë që pyesin se a është Kosova pjesë e Shqipërisë. Më joseriozja është pyetja që thotë “A është Kosova në Rusi?” 😛

Pyetja e vetme serioze është vetëm e dyta ku pyetet nëse vendi ynë është i sigurt.

Shpërndaje në: