“Qëllimisht…” – Kurteshi i revoltuar me grupimin e Listës serbe në veri, kritikon dhe Televizionin serb
Anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka folur në mbledhjen e KQZ’së, i cili komentoi mosakreditimin e mediave serbe, raporton Periskopi.
Ai shprehet i shqetësuar me grupimin e Listës serbe të cilët të organizuar kanë shkuar në qendrat e votimit.
Kurteshi po ashtu lexon edhe një deklaratë të televizionit serb lidhur me zgjedhjet e Kosovës.
“Që është thyerje e Kodit të Mirësjelljes sepse fushata ka përfunduar në ora 19:00 me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtur tubim, edhe atë në raport me numrin e popullsisë, masiv”, deklaroi ai gjatë konferencës për media të mbajtur nga KQZ-ja.



