Qeni i Joe Bidenit kafshon personin e dytë brenda muajit në Shtëpinë e Bardhë

Qeni i Joe Bidenit kafshon personin e dytë brenda muajit në Shtëpinë e Bardhë

Qeni i presidentit Biden duket se nuk e ka marrë aspak mirë punën e re të pronarit të tij. Majori është përfshirë në një incident tjetër në Shtëpinë e Bardhë pasi ka kafshuar edhe personin e dytë me radhë.

Qeni “kafshoi dikë derisa po ecte” të hënën, sipas sekretarit për shtyp të Bidenit, Michael LaRosas.

Kafsha “ende po mësohet me ambientin e ri” tha ai.

Individi i kafshuar u pa derisa po mjekohej nga ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, dhe u kthye më pas në punë pa lëndime, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Reporterët e kanë parë Majorin derisa po ecte në Shtëpinë e Bardhë para se presidenti me zonjën e parë të udhëtonin për në Memorialin e Veteranëve të Luftës së Vjetnamit.

Ky qen ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, bashkë me qenin tjetër Champin, pasi kishin shkaktuar një tjetër incident më 8 mars. Majori kishte kafshuar një anëtar të Shërbimit Sekret.

Presidenti kishte thënë pas incidentit se Majori ishte “qen i ëmbël”. /Periskopi

Shpërndaje në: