Qeni shpëton macen gjatë vërshimeve në Shkup

Qeni shpëton macen gjatë vërshimeve në Shkup

 

Pas tragjedisë së vërshimeve në Shkup, ku të vdekur mbetën 24 qytetarë me kombësi shqiptare e maqedonase, në faqen argëtuese 9gag është publikuar një fotografi e një qeni duke mbajtur një mace në shpinë derisa noton mes ujërave që kishin vërshuar çdo skaj të qytetit.

Publikuesi i fotografisë ka shkruar se nëse njerëzit do ta bashkëpunonin në këtë mënyrë, sikur bëjnë kafshët, bota do të ishte një vend më i mirë për të jetuar.

“E gjeta këtë fotografi nga vërshimet në Shkup. Nëse ne, njerëzit, do të bashkëpunonim si këta dy, bota do të ishte një vend më i mirë për të jetuar”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Qeveria e Maqedonisë  është kritikuar ashpër pas vdekjes së dhjetëra banorëve si pasojë e vërshimeve nga të reshurat e shumta.

Kritikat më së shumti janë përqendruar në mungesën e investimeve të Qeverisë drejt lokacioneve të caktuara në kanalizime dhe drenazhe, derisa investime qindramilionëshe janë bërë në veshjen e qytetit me arkitekturë dhe me përmendore të figurave të ndryshme historike. /Periskopi/

9gag

Shpërndaje në: