Qesharake: Ky është arsyetimi i Klopp pas dështimit ndaj Everton
Jurgen Klopp ka gjetur një arsyetim qesharak pasi dështoi të fitonte në derbin e Merseyside, ku barazoi pa gola me Everton dhe humbi pozitën e parë në tabelë pas një kohë të gjatë
Pak sekonda në intervistën e tij pas ndeshjes me Patrick Davison të Sky Sports, Klopp filloi të fliste për ndikimin që era kishte në performancën e ekipit të tij dhe rënien e mëpasshme të pikëve.
“Ishte një ndeshje e vështirë, unë e di që njerëzit nuk e pëlqejnë, por era erdhi nga drejtime të ndryshme, topi ishte shumë në ajër”, tha menaxheri i Liverpool, përcjell në shqip Periskopi.
Must have been the length of the grass
— Lamb Buhna (@Lambbuhna) March 3, 2019
Pas kësaj deklarate, rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente satirike.
Kujtojmë se trajneri gjerman u arsyetua edhe për barazimin ndaj Manchester United, duke thënë se zëvëndësimet e shpeshta i penguan lojtarëve të L’pool. /Periskopi/



