Qesharake: Mendy hyri në fushë për ta përqafuar Agueron, sigurimi mendoi se ishte tifoz
Benjamin Mendy u ndoq nga sigurimi i fushës pasi hyri në fushë për ta përqafuar Sergio Agueron.
Manchester City dje arriti fitore të madhe përballë Liverpool 2 me 1 për ta rihapur garën për titullin e Premier Ligës, shkruan Periskopi.
Por episodi qesharak ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, kur mbrojtësi francez hyri në fushë për t’i përshëndetur shokët e skuadrës.
Sigurimi në fushë menduan se ishte tifoz dhe nisën vrapimin për ta ndalur, por e kuptuan shpejt se ai është Benjamin Mendy. /Periskopi
View this post on Instagram
Almost got tackled yesterday while pitch invading ?????? I felt like @ab ?? escaping the defense



