Qeveria i ankohet BE-së për strukturat ilegale të Serbisë
E ka bërë këtë në raportin periodik mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti është përcjellë të premten në kryeqendrën e BE-së. Ai përfshin periudhën nga 16 qershori deri më 25 nëntor të vitit 2016.
Në të janë paraqitur vlerësimet zyrtare të Qeverisë mbi progresin dhe sfidat në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Beogradin zyrtar.



