Qeveria dhe BQK bllokojnë kreditë për bizneset, Shahini: Do të jetë goditje për tërë ekonominë e vendit

Qeveria dhe BQK bllokojnë kreditë për bizneset, Shahini: Do të jetë goditje për tërë ekonominë e vendit

“Do të jetë goditje për tërë ekonominë prodhuese, shërbyese, tregtare por edhe ekonominë familjare’ – kështu u përgjigj kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Periskopin, teksa foli për shqetësimin e ngritur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore kanë bllokuar kreditë për bizneset.

Shahini u shpreh se aktualisht ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht, por që bizneset kanë ngritur shqetësimin.

”Nuk kemi ende informacion të saktë për një veprim të tillë. Nëse është e vërtetë, atëherë impaktet do të jenë shumë të rënda për ekonominë dhe për ekzistimin e bizneseve sepse asnjë biznes nuk mund të rritet, zhvillohet pa mbështetje financiare bankare, andaj dua që kjo të mos jetë e vërtetë.

Por, kur rrjedhin informacionet, për fat të keq gjithmonë dalin të vërteta. Ende e kemi në kuadër si informacion, bizneset janë të shqetësuara, janë duke pyetur për një veprim të tillë por ende skemi përgjigje nga bankat që kjo është e vërtetë”, tha Shahini.

I pyetur se a kanë pasur kontakt me Bankën Qendrorë për këtë rast, Shahini tha se ‘’javën e ardhshme do ta kemi një takim për të sqaruar këtë qarkullim të informacioneve sepse kjo do të jetë goditje për tërë ekonominë prodhuese, shërbyese, tregtare por edhe ekonominë familjare’’, u shpreh Shahini.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Shahinit.

Shpërndaje në: