Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për kosovarët që janë prekur situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për kosovarët që janë prekur situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime që lidhen me mbështetjen për qytetarët, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës që janë prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Po ashtu, qeveria ka miratuar ndarjen e 1 milion e 675 mijë eurove për zbatimin e masave 3.6 dhe 3.8 të Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Në mesin e vendimeve është edhe autorizimi i ministrit të Financave për të aprovuar transfere nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera për shuma individuale deri në 40 mijë euro.

Qeveria ka miratuar gjithashtu ndarjen e 370 mijë eurove për Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe propozimi i Ministria e Financave për t’i rekomanduar presidentes së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me KfW, në kuadër të programit për energjinë dhe klimën në Kosovë.

Shpërndaje në: