Qeveria Kurti ndan 4 milionë euro për libra e 4.5 milionë tjera për dronë
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për Ministrinë e Arsimit për blerje të librave si dhe ka marrë vendim edhe për ndarjen e 4.5 milionë euro për blerje të dronëve, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe pakon për ringjallje ekonomike. Në fjalimin e tij para kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shuma e kësaj pakoje është 420 milionë euro.
Ai ka thënë se në të hyjnë edhe bonot e diasporës.
Sipas pakos, do të mbështetet punësimi, do të ketë mbështetje për familjet, investime në infrastrukturë e ambient.



