Qeveria ndau mbi një milion euro për luftimin e sëmundjes së gjedheve
Qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 1 milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit (dermatoza nodulara e gjedhit) e cila është shfaqur në Kosovë.
Me këtë rast do të bëhet edhe vaksinimi i të gjitha gjedheve.
Kabineti qeveritar vendosi sot që të ndajë mjetet për vazhdimin e procedurave në përballjen e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në lidhjen me padinë që kompania AXOS ka bërë për procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.
Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.
Kompania “Axos” me 4 qershor 2015 e kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (GJNA)..
Në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Isa Mustafa sqaroi edhe sot lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Kujtim Shala. Mustafa tha se lirimin e ka liruar vet Shala me arsyetimin që të angazhohet më shumë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.



