Qeverisë nuk i bëhet vonë: Ende nuk ia ka ndar buxhetin KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Qeverisë nuk i bëhet vonë: Ende nuk ia ka ndar buxhetin KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar për mosndarjen e buxhetit nga qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka treguar për ndikimin që mund të ketë në procesin zgjedhor zvarritje e ndarjes së buxhetit për KQZ-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka kërkuar në mënyrë urgjente nga qeveria ndarjen e mjeteve të kërkuara nga KQZ-ja.

“Ndarja e buxhetit për operacionet zgjedhore është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet. Asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nuk mund të nisë nga Sekretariati i KQZ-së pa siguruar më parë buxhetin. I bëj thirrje qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndajë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja! Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: