QKUK për gjashtë muaj u realizuan 3 mijë e 658 lindje

QKUK për gjashtë muaj u realizuan 3 mijë e 658 lindje

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë lindur 3 mijë e 658 foshnje.

Nga ky numër, sipas njoftimit të ShSKUK-së, 1 mijë e 541 lindje u realizuan me ndërhyrje kirurgjike (operacion cezarian).

Po në gjashtëmujorin e parë të këtij vitit, Klinika e Obstetrike-Gjinekologjike trajtoi gjithsej 13 mijë e 789 raste. Krahas kësaj, janë kryer 2,150 operacione të tjera gjinekologjike, përfshirë trajtime të patologjive të rënda dhe tumoreve të ndërlikuara./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: