QKUK’ja jashtëligjshëm ka lidhur kontratë në tenderin prej 600 mijë eurosh
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka konstatuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka nënshkruar jashtëligjshëm kontratën për tenderin “Furnizim me filma dhe pajisje përcjellëse”, shkruan sot Koha Ditore.
Vlera e tenderit arrin vlerën e 600 mijë eurove.
Me gjithë gjetjet në këtë proces tenderimi, OSHP-ja ka miratuar pjesërisht ankesën e kompanisë “Medica”. Operatori ankues ka qenë rreth 100 mijë euro më i lirë se operatori fitues i tenderit.



