Quaresma: Nëse medalja është e bërë nga ari, do ta shes

Quaresma: Nëse medalja është e bërë nga ari, do ta shes

Sulmuesi i Portugalisë, Ricardo Quaresma, thotë se medaljen e artë të fituar në Euro 2016 mendon ta shesë.

“Nëse është e bërë nga ari, do ta shes!”, ka thënë ai kur është pyetur se çfarë do të bëjë me medaljen e tij pas triumfit ndaj Francës të dielën në finale.

Quaresma shënoi golin e fitores ndaj Kroacisë në 1/8 e finales, ndërsa e zëvendësoi Ronaldon në finale, pas lëndimit të pësuar.

Shpërndaje në: