Quni i do në seancë edhe banorët e zonës së Rugovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka shtruar një kërkesë për kryeministrin e vendin, Ramush Haradinaj.
Quni ka thënë se do të ishte e udhës që ditën e votimit të demarkacionit, në seancë të jenë edhe përfaqësuesit e banorëve të Rugovës.
“Nëse ata do të ishin këtu, do të ishte shumë më e lehtë për ne që të votonim”, tha ai.
Sipas Qunit, nëse banorët e këtyre fshatrave nuk do të jenë prezent në seancë dhe se Kuvendi nuk e merrë pëlqimin e tyre, atëherë “tërë jetën ne deputetët do ta kemi këtë çështje në ndërgjegje”, tha ai.
Quni ka kërkuar që Haradinaj, që banorët e zonës kufitare me Malin e Zi nga të cilët mori mbështetje gjatë kohës sa kundërshtonte demarkacionin, t’ua kthej, duke marrë pëlqimin e tyre dhe të jenë prezent në seancë.



