Qytetarët përdhunojnë ekipin e Hadërgjonajt

Qytetarët përdhunojnë ekipin e Hadërgjonajt

Manchester City e ka filluar mbarë sezonin e ri në Premier Ligë. Pas fitores kundër Arsenalit në The Emirates Stadium, shkruan Periskopi, ata e mposhtën në Etihad Stadium ekipin e Huddersfield Town me rezultat të thellë 6 me 1.

Heroi i sfidës ishte argjentinasi Sergio Aguero me tre gola të shënuar. Një e shënoi braziliani i ri Gabriel Jesus dhe një tjetër spanjolli kreativ David Silva. I fundit u shënua nga vetë lojtarët e Huddersfieldit.

Në këtë ndeshje Hadërgjonaj luajti si qendërmesfushor, një pozicion që mbase e ka luajtur për të parën herë. Skuadra e tij në dy ndeshjet e para ka bërë dy humbje me golavërazh turpërues 1-9. /Periskopi

Shpërndaje në: