Qytetari gjen një sasi ari në Prishtinë, e dorëzon në Polici
Një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë të cilën pastaj e ka dorëzuar në stacionin policor, shkruan Periskopi
Policia e Kosovës ka ftuar personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra.
Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik.



