Qytetari mbulon pankartën e ekspozitës me të dhënat e pasakta për Masakrën e Dubravës
Ekspozita në sheshin e Prishtinës për Masakrat në Kosovë, ka ngjallur kritika të shumta, pasi që aty mes tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur, gjë e cila u cilësua e pasaktë dhe e pavërtetë në reagime.
Në rrjetet e sociale, është ndarë një video ku shihet një qytetar teksa mbulon pankartën ku ishte shkruar për Masakrën në burgun e Dubravës.
Ndryshe Enver Dugolli këto të dhëna i cilësoi të pavërteta e të pasakta, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo është e ‘’papranueshme’’.



