Londra goditet nga stuhitë, pamjet e qiellit mahnitën botën (Foto)
Një stuhi epike e kishte goditur Londrën rreth orës 22:30, me ç’rast ka dhuruar spektakël për të pasionuarit pas fotografisë.
Stuhitë e goditën qytetin gjatë gjithë natës dhe kishte rrebeshe masive të shiut dhe bubullima të shumta.
Meteorologët kanë paralajmëruar: ‘Stuhitë, me rrëpirë në nivel lokal, do të vazhdojnë të lëvizin në veri në Angli dhe Uells në orët e hershme të mëngjesit’.
“Megjithëse stuhitë do të lehtësohen nga jugu gjatë natës, më tej mund të shpërthejnë përsëri stuhitë e ashpra këtë pasdite, ndoshta të fokusuar mbi pjesët e Uellsit verilindor, Anglisë qendrore dhe veriore”, thonë meteorologët britanikë.
Kushtet intensive shkaktuan përmbytje të shpejta në një fshat bregdetar në Cornwall të martën, me rreth 50 prona të prekura, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Një zëdhënës i këshillit konfirmoi disa prona të cilat kanë pasur dëmtime të rrugëve në Coverack, ku ai pret të inspektohen nga inxhinierët./Periskopi/










