A i ra pishman Geti që u martua? (Foto)
Dasma e reperit Getoar Selimi me moderatoren Marina Vjollca, bëri bujë të gjatë mediatike dhe vijueshmëria e saj nuk ka të ndalur edhe tani pasi që gëzojnë jetë bashkëshortore, shkruan Kosovarja.
Çuditërisht, reperi pas një kohe të gjatë flirtesh, romancash, e ‘shfrenimi’ me femra, i thirri mendjes, për një lidhje serioze dhe jetëgjate, gjë që duket se e nxorri totalisht nga hutimet që kishte mbi jetën me një bashkëshorte.
E pikërisht zgjodhi një moderatore si ndër më të pëlqyerat e ekranit shqiptar, Marina Vjollcën me të cilën gëzuan një relacion të gjatë prej vitesh, dhe e kurorëzuan me martesë.
Po të shikohen imazhet paraprake të reperit, lirisht mund të quhej “Don Zhuani” i estradës, duke i ditur edhe lidhjet me disa nga koleget e tij, apo fytyra të tjera të njohura për audiencën.
E ky imazh që ju sjellim, rikthen edhe njëherë Getin e ‘vjetër’, kur për të ishte vëtëm argëtimi me femra dhe s’kishte ndonjë gjë më të rëndësishme.
Por, a i ra pishman pasi u martua, kjo mbase edhe mund të ndodh, meqë përkushtimi ndaj jetës bashkëshortore kërkon të tjera rregulla e përgjegjësi.




