Ra Shaqiri e u rrëzua Mourinho: Tifozët e United falenderojnë kosovarin dhe kërkojnë kthimin e Fergusonit
Sot Manchester United shkarkoi trajnerin portugez Jose Mourinho. Momenti vendimtar ishte humbja në Anfield Road nga Liverpooli, ku zëvendësuesi Xherdan Shaqiri shënoi dy gola për ta gjunjëzuar edhe më shumë ekipin nga Old Traford, shkruan Periskopi.
Dhe reagimet pas shkarkimit janë të shumta. Tifozët e United-it duan ta shohin Sir Alex Fergusonin si trajner të përkohshëm.
Klubi bëri të ditur se Michael Carrick do të merrte pozitën të paktën për pak ditë para se të punësonin një trajner tjetër të përkohshëm deri në fund të këtij sezoni.
“Do të qaja me lot nga gëzimi sikur Fergie të bëhej sërish trajner,” thotë një tifoz.
“Të imagjinojmë momentin kur Fergie kthehet si trajner i përkohshëm dhe e fiton Champions League-n,” ëndërron një tjetër. /Periskopi



