Radoniqi: Dalje më e madhe e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit

Radoniqi: Dalje më e madhe e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryesuesi i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka dhënë detajet më të reja nga zgjedhjet e sotme parlamentare.

Ai tha se procesi ka qenë i rregullt, përpos disa rasteve të vogla që nuk kanë cenuar procesin zgjedhor.

“Nga informacionet nga terreni, procesi zgjedhor është kryer në mënyrë të rregullt. Nuk kemi evidentuar incidente që do të mund të cenonin mbarëvajtjen e procesit. Kemi pasur tri raportime për ndërprerje të energjisë elektrike nëpër qendra të votimit, për 5 deri në 10 minuta”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka falënderuar institucionet e rendit, por edhe KEDS-in.

Ndërkaq, tha se dalja deri në orën 19:00.

“Nga të dhënat preliminare 98 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote 890 mijë e 859 votues apo 44.56 për qind nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, rreth 91 për qind e vendvotimeve kishin votuar 40.04 për qind apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e  944 votues”, tha ai.

 

Shpërndaje në: