Rafet Prekazi: Ky lojtar pas katër viteve mund të luajë për Bayern Munich (Video)

Rafet Prekazi: Ky lojtar pas katër viteve mund të luajë për Bayern Munich (Video)

Rafet Prekazi ka thënë se Besfort Kolgeci pas katër viteve mund të luajë për një skuadër si Bayern Munich

Kosova U-21 tregoi një paraqitje mjaftë të mirë ndaj Azerbajxhan U-21 duke fituar me rezultat 2:0, ndërsa selektori i ‘Dardanëve’ është shumë i kënaqur me lojtarët, shkruan Periskopi.

Besfort Kolgeci, lojtar i Braunschweig ll, shënoi golin e dytë për Kosovën, ndërsa Prekazi beson se ky lojtar pas katër viteve mund të luajë për Bayern Munich.

“Besfort Kolgeci është një lojtarë që brenda katër vjete mund të luajë për Bayernin,” ka thënë Prekazi pas ndeshjes.

Për fat të keq Kolgeci pësoi një lëndim dhe është në pikëpyetje për ndeshjen që Kosova do ta luajë më 27 mars kundër Gjermanisë. /Periskopi/.

Shpërndaje në: