Rafuna: Rritja e çmimit të rrymës rrezikon produktin vendor, po mbyllen kompanitë

Rafuna: Rritja e çmimit të rrymës rrezikon produktin vendor, po mbyllen kompanitë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë që rritja e çmimit të energjisë elektrike e ka rrezikuar produktin vendor.

“Nxjerrja e bizneseve në tregun e lirë, ndikimi i saj ka qenë në rritjen e faturave prej 200 deri në 400 për qind më shtrenjtë, dhe kostoja e energjisë elektrike është kosto operative, ajo drejtpërdrejt reflekton çmimin e produktit”, tha ai në klankosova

“Dhe ne e kemi rrezikuar produktin tonë. Në vend se ta stimulojmë dhe subvencionojmë, ne e kemi ngarkuar produktin tonë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike”.

“Dhe kjo e ka ulur kërkesën brenda vendit tonë për produktin tonë, për shkak se po del më shtrenjtë se sa produkti i importuar”.

Rafuna madje tha se disa kompani janë mbyllur e disa po mendojnë të largohen nga vendi.

“Në vend që ta rrisim eksportin, ka mbyllje të kompanive, ka kompani edhe që janë të detyruara të mbyllen, jemi duke biseduar për këtë shkak të shtrenjtimit të rrymës”.

“Por kemi edhe kompani që po shqyrtojnë mundësinë të zhvendosen në Maqedoninë e Veriut, edhe në Shqipëri, sidomos në pjesën e Kukësit, për shkak se në Kosovë, për momentin, sipas informacioneve që na sjell biznesi tek anëtarët tanë, çmimi i energjisë elektrike thuajse është më i larti në rajon”.

Shpërndaje në: