Raikkonen triumfon në Amerikë, i shtyen titullin Hamiltonit
Kimi Raikonen ka fituar Çmimin e Madh të SHBA-ve në Formula 1, fiks 11 vite që kur Ferrari fitoi një garë në Amerikë dhe ishte pikërish ky pilot që ia solli çmimin.
Piloti i Ferrarit shënoi fitoren e parë këtë sezon duke lënë mbrapa Max Verstapen me Red Bull, shkruan Persikopi.
Hamilton u rendit i treti në këtë garë para rivalit të tij, Sebastian Vettel.
Valteri Botas u rendit në vendin e pestë në këtë garë.
Tashmë gjasat janë shumë të pakta për pilotin gjerman që t’ia rrëmbej titullin britanikun Hamilton./Periskopi/



