Raketa bërthamore ruse dislokohet në Bjellorusi

Raketa bërthamore ruse dislokohet në Bjellorusi

Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se raketa e re e zhvilluar nga Rusia, që është armë hipersonike me kapacitet bërthamor, që njihet me emrin Oreshnik, është dislokuar në Bjellorusi.

Vitin e kaluar, Rusia bëri publike se e ka zhvilluar këtë armë, pasi e përdori atë gjatë sulmeve në qytetin ukrainas të Dnipros, në një përshkallëzim të konfliktit që tani po i afrohet përvjetorit të katërt.

Moska ka dislokuar në Bjellorusi më 2023 armë bërthamore taktike dhe kishte deklaruar më herët se mund ta dislokonte Oreshnikun në këtë shtet në fund të vitit 2025, përcjell Periskopi.

“Orshenik është në Bjellorusi që nga dita e djeshme. Dhe është vënë për detyrë luftarake”, tha Lukashenko gjatë adresimit vjetor më 18 dhjetor.

Bjellorusia, ish-republikë sovjetike, është aleate kyç e Rusisë. Moska përdori territorin bjellorus për të nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në muajin gusht të këtij viti, Misku tha se do të praktikojë dislokimin e raketave Oreshnik gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Zapad-2025 (Perëndimi-2025), pranë kufirit me Bashkimin Evropian dhe krahut lindor të NATO-s./ REL

Shpërndaje në: