Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga një sulm ajror, sipas raporteve të paverifikuara nga mediat libaneze, ka raportuar BBC, transmeton

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e vendit thotë se një nga korrespondentët e saj raportoi sulmin, ndërsa LBCI pretendon se një raketë shpërtheu në ajër, duke dërguar fragmente në të gjithë zonën.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima në qytetin Sahel Alma.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet.

Sahel Alma është një qytet në distriktin Keserwan të Libanit, në veri të kryeqytetit Bejrut.

Shpërndaje në: