Rakitic zbulon detaje nga klasikja Barcelona-Real Madrid: Ja çfarë më bëri arbitri
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se pati një debat të nxehtë me arbitrin Jair Marrufo, pasi e ofendoi tre herë gjatë “El Clasicos” në Miami.
Kroati foli me shtypin pas përfundimit të ndeshjes.
“Njerëzit që më njohin e dinë se është e vështirë të më acarosh, por arbitri ia arriti. Ai më ofendoi tri herë. Zakonisht kam shumë respekt për arbitrat, por nëse nuk është reciprok, atëherë nuk më pëlqen”.
Më pas ai foli për turin amerikan. “Ka qenë një tur pozitiv. Ndeshjet kanë pasur një ritëm të mirë dhe kemi punuar mirë në stërvitje. Kur fiton ndeshjet është akoma më mirë. Do ta shohim në kampionat nëse jemi më të mirë se Real. Kjo ishte një miqësore, por gjithmonë të rrit vetëbesimin”, tha Rakitic. /Periskopi/



