Rama: Heqje lirie për ata që vjedhin ujin
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se duhet të vendoset një vijë mes atyre që paguajnë ujin dhe atyre që vjedhin.
Ai tha se kush do që vjedh ujë duhet të penalizohet me heqje lirie.
“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë se vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq energjia”, ka deklaruar Rama.



