Rama i jep vërejtje Haradinajt për veshjen, i thotë ta heqë kravatën (Video)

Rama  i jep vërejtje Haradinajt për veshjen, i thotë ta heqë kravatën (Video)

Para pak çastesh kryeministri Edi Rama ka pritur udhëheqësit e Ballkanit në ambientet e vilave qeveritare në Durrës.

Ajo që ra në sy nga pritja e kryeministrave ishte momenti kur Rama pret kreun e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Teksa Rama e shoqëron nga makina për tek hyrja e vilës ku do të zhvillohet mbledhja, ai i bën një ‘vërejtje’ Haradinajt duke i kërkuar të heqë kravatën, pasi nga ajo që u vu re, të gjithë kryeministrat nuk kishin vendosur një të tillë. Kjo pasi takimi i sotëm mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është informal.

Mbetet për tu parë në vazhdim nëse Haradinaj ka dëgjuar “porosinë” e Ramës.

 

 

Shpërndaje në: