Rama: Me aktivistët e nëndegëve Kalaja dhe Begaj në Vushtrri, u mobilizuam për ta përkrahur programin e Bedri Hamzës
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama ka vizituar aktivistët e nëndegëve Kalaja dhe Begaj në Vushtrri.
Rama tha se u mobilizuan për përkrahjen e progamit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Postimi:
U mblodhëm në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri, bashkë me aktivistët e PDK-së në nëndegët Kalaja dhe Begaj për t’u mobilizuar për përkrahjen e programit të Bedri Hamzës.
28 dhjetori do të jetë festë, e deri atëherë do të ketë vetëm punë!



