Rama nga Brukseli: Shqipëria ka hapur 28 kapituj negociatash në 11 muaj, rekord absolut

Rama nga Brukseli: Shqipëria ka hapur 28 kapituj negociatash në 11 muaj, rekord absolut

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga Brukseli se Shqipëria ka hapur 28 nga 33 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, brenda vetëm 11 muajve – një ritëm që ai e cilëson si rekord absolut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur krenar për arritjen, duke theksuar se objektivi i Shqipërisë është që të hapë edhe 5 kapitujt e mbetur brenda këtij viti.

“Krenar për Shqipërinë🇦🇱🦅 Sot në Bruksel: 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut👊 Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti🇦🇱✋🇪🇺”, shkruan Rama në postimin e tij.

Shpërndaje në: