Rama pas arrestimeve në komunë: Kam marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve

Rama pas arrestimeve në komunë: Kam marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve

Kryetari i Prishtinës, përparim Rama ka njoftuar se ka vendosur t’i pezulloi nga puna tre zyrtarët e komunës, pasi dje u arrestuan nën dyshimet për veprat penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” dhe “marrjes së ryshfetit”.

“Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që Kryeqyteti rithekson përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit, shkroi Rama mes tjerash

Postimi i plotë:

Njoftoj opinioni publik se, sot, kam marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre!
Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që Kryeqyteti rithekson përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin.
Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.
Askush mbi ligjin!

Shpërndaje në: