Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.
Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Gjatë takimit, ajo i përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.
Sipas Ramës, ky partneritet shkon përtej bashkëpunimit institucional dhe përfaqëson një aleancë vlerash, të ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.



