Rama: Prishtina mbështet aktivitetet përkujtimore dhe ruajtjen e kujtesës së luftës

Rama: Prishtina mbështet aktivitetet përkujtimore dhe ruajtjen e kujtesës së luftës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim përfaqësueset e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me të cilat ka diskutuar për organizimin e aktiviteteve përkujtimore gjatë muajve prill dhe qershor.

Rama theksoi rëndësinë e dokumentimit të saktë të krimeve të luftës dhe rolin e këtyre iniciativave në edukimin e brezave të rinj dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

Ai shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë projekte që kontribuojnë në ruajtjen e së vërtetës dhe nderimin e sakrificës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Sot, i prita në takim përfaqësueset e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me të cilat diskutuam për aktivitetet përkujtimore që do të zhvillohen në muajt prill dhe qershor.

Këto iniciativa, që sjellin dëshmi konkrete mbi ngjarjet e luftës dhe vuajtjet e qytetarëve, janë të një rëndësie të veçantë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

Dokumentimi i saktë i masakrave, përmes dëshmive, fotografive dhe fakteve të verifikuara, është thelbësor për ruajtjen e së vërtetës dhe kujtesës sonë kolektive.

Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë gjithmonë iniciativa të tilla, në shërbim të së vërtetës, kujtesës dhe nderimit të sakrificës sonë kolektive.

Shpërndaje në: